Në grupin A, "heshtje" për United dhe Leverkusen

Në grupin A ka heshtje në të dyja ndeshjet e zhvilluara. Manchester United dhe Leverkusen nuk arritën të marrin 3 pikët e radhës teksa ngecën në ndeshjet e katërta. Djajtë e kuq nuk kanë mundur të zhbllokojnë rezultatin në transfertën ndaj Sociedadit. Skuadra angleze nuk ishte në ditën e saj më të mirë teksa krijoi shumë pak raste shënimi. Në pjesën e dytë Mojes hodhi në fushë edhe Van Persin dhe Jang, po shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Në minutën e 70-të  miqtë patën shansin më të mirë me hollandezin Van Persi që gaboi nga pika e bardhë e  penalltisë.Ndërkohë Bajern Leverkusen ka marr një pikë shumë të vlefshme në transfertën e vështirë ndaj ukrainasve të Shahktarit. Vendasit e drejtuar nga Luçesku zhvilluan një lojë shumë të mirë, por nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Daglas Kosta dhe Sërna kishin shanse ideale po nuk mundën ti konkretizojnë por portieri Leo ishte në lartësinë e duhur. Miqtë nga ana tjetër luajtën me shumë me anë të kundërsulmeve ku Kisling nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë.Ky ishte një barazim shumë i rëndësishme për skuadrën gjermane që arriti të ruaj diferencën prej dy pikësh me Shahktarin. Pas ndeshjeve të katërta në grupe, Manchester United është në krye me 8 pikë e ndjekur nga Leverkusen me 7 dhe Shahktar Doneska me 5. Sociedad është në fund të grupit me vetëm 1 pikë.