PSG ndalet në barazim, fiton Olimpiakos
Në Grupin C, Paris Saint Germain nuk mundi dot ta mbyllë matemakisht çështjen e kualifikimit pasi barazoi 1-1 në shtëpi me Anderlehtin.Eklipi belg ka qenë një kockë e fortë dhe nuk e ka lëshuar për asnjë moment lojën madje duke krijuar edhe rrezik në portën kundërshtare. Miqtë surprizuan me golin e minutës së 68-të me holandezin De Zeeuw, por Ibrahimovic gjeti barazimin pas 3 minutash. Minutat e fundit ishin të mërzitshme pasi nuk pati shumë raste.Dy pikë të lëna për francezët që shtyjnë kualifikimin dhe për 90 minuta të tjera. Olimpiakos gjithashtu shton shanset për një kalim në 1/8 pasi fitoi 1-0 në "Karaiskaqis" me Benfikën falë një goli të mbrojtësit Manolas në minutën e 13-të. Më këtë sukses skuadra greke tashmë ngjitet në kuotën e 7 pikëve duke lënë pas një rival të fortë si Benfika. Në përballjen direkte meskëtyre dy ekipeve, vendasit u treguan më të saktë, por çështja e kualifikimit ende nuk është e vendosur.Ëndrra e grekëve vazhdon ndërsa PSG mban kreun e grupit me 10 pikë, e ndjekur nga Olimpiakos me 7, Benfika me 4 dhe Anderleht me 1.Ndeshja e ardhshme mes PSG dhe Olimpiakos pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e këtij grupi.