Mourinhio: Ndaj Shalkes nevojitet përqëndrim
Në prag të sfidës së sotme ndaj Shalkes, ka folur trajneri i Chelseat, Jose Mourinhio, që foli fillimisht për formën e skuadrës së tij." Kam pasur shumë kohë për të reflektuar mbi ndeshjen e së shtunës, e kam ndjekur edhe njëherë dhe nuk do të ndryshoj mendim. Dua që ekipi të jetë më aktiv gjatë ndeshjeve, dhe kjo është arsyeja pse ndeshja e së shtunës ishte zhgënjyese. Do të bëjë ndryshime për të marrë më të mirën nga skuadra dhe të arrijmë të fitojmë"I pyetur në lidhje me aktivizimin e sulmuesit Fernando Torres, portugezi u përgjigj në këtë mënyrë."Fernando Torres është jashtë për ndeshjen e nesërme. Torres ka një dëmtim muskulor dhe ai është duke pritur për rezultatet për të ditur se sa do zgjasë ky dëmtim. Dyshja Samuel Eto'o dhe Demba Ba kanë mundësi të madhe për të bërë përshtypje. Shpresojmë që ndërprerja e kombëtareve ta ndihmojë atë të riaftësohet në kohë ".Special One kërkon përqëndrim maksimal ndaj gjermanëve, të cilët mund dhe të pretendojnë kreun e grupit:"Nuk e di, nuk e di se çfarë kërkojnë kundërshtarët tanë nga faza e grupeve nëse do të provojnë të renditen të parët apo do të kënaqen thjesht me kalimin e grupit. Ndaj ne duhet të jemi të përgatitur për të dyja situatat. Për asnjë çast nuk duhet të tolerojmë dhe duhet të bëjmë kujdes sepse një fitore në këtë fazë të sezonit do të thoshte shumë për ne".Portugezi po mendon ndryshime në formacion pas humbjes me Newcastle në fundjavë, por për Mourinhon ato nuk janë një ndëshkim për lojtarët e tij:"Ndeshja me Schalken duhet të jetë e ndryshme nga ajo me Newcastle. Duhen parë karakteristikat e kundërshtarit për të kuptuar se çfarë ndryshimesh duhet të bësh. Nuk është një ndëshkim ndaj lojtarëve, por thjesht një ndryshim për të hedhur në fushë skuadrën më të mirë të mundshme".Chelsea pritet të luaj sonte me këtë formacion: Në portë do të jetë Çeh, në mbrojtje do të luajnë Kol, Kahill, Terri dhe Ivanoviç, në mesfushë do të luajnë Esien, Mikel, Shyrle, Oskar, ndërsa në sulm do të jenë Hazard dhe Eto.