Alegri: Na nevojitet një ndeshje perfekte
"Do të jetë një ndeshje shumë të rëndësishme dhe të vështirë sepse Barcelona mbetet skuadra më e fortë. Duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe fizikisht dhe mendërisht. Ndoshta na duhet një sfidë perfekte"Këto kanë qenë fjalët e para të trajnerit Masimilano Alegri në prag të sfidës ndaj Barceonës. Tekniku livornez e di shumë mirë se misioni për të dal me pikë nga “Kamp Nou” është një mision tejet i vështirë pasi ai e ka provuar disa herë në këto sezonet e fundit." Do të jetë një sfidë delikate që ka nevojë për perfeksion. Messi është lojtari më i fortë i botës dhe është përherë i rrezikshëm edhe pse nuk shënon. Në krahasim me vitin e shkuar, Barcelona ka në përbërje edhe Neymar që sulmon zonat boshe të kundërshtarit. Ne nuk mund të dalim nga kriza me vetëm një ndeshje sepse duhet të punojmë shumë për të gjetur zgjidhjen".Më pas ai foli dhe për skemën e lojës dhe mbi të ardhmen e tij e cila është vënë shumë në dyshim në ndeshjet e fundit."Duhet të shohim në bazë të situatave që do të na krijohen. Baloteli të shtunën luajti mirë dhe gaboi vetëm në një rast dhe gaboi dhe u ndëshkua. Nuk po kalojmë një periudhë të lehtë por duhet të mendojmë fillimisht për Barcelonën dhe më pas për Chievon. Ndryshim moduli? Nuk e di, do të pres për të vlerësuar gjendjen e skuadrës. Balotelli u soll në mënyrë korrekte të shtunën. Edhe ai e di shumë mirë se ka ende nevojë të rritet si lojtar".Tifozët janë ata që po e vuajnë më shumë këtë situatë por Allegri rezervon fjalë të ëmbla për ta, duke theksuar se ata i kanë qëndruar përherë pranë skuadrës. Në fund, Allegri konfirmon edhe formën e mirë të Ricardo Kaka e Robinhos, por nuk zbuloi nëse ata do të luajnë titullarë në përballjen e së mërkurës. Kuqezinjtë pritet të luajnë sonte me këtë formacion: 4-4-1-1Në portë do të jetë Abiati, në mbrojtje do të jenë Konstant, Mekses, Zapata, dhe Abate, në mesfushë do të luajnë Poli, De Jong, Muntari, Montolivo. Ndërsa në vijën e parë të sulmit do të jetë i vetëm Baloteli që do të mbështetet nga Kaka.