Juve dhe Real ndahen në "paqe"

Supersfida midis Juventusit dhe Realit të Madridit është ndalur në një barazim spektakolar 2-2. Sfida më e fortë e grupit B nuk pati fitues pas 90 minutash por në fushë emocionet ishin që nga minuta e parë dhe deri në vërshëllimën e fundit. Bardhezinjtë ishin dominues në çdo pjesë të fushës në fraksionin e parë të lojës duke pasur edhe shanse të shumta shënimi. Kasijas nga njëra anë dhe fati nga ana tjetër ishin kundërshtari kryesor.Lojtarët me fanellat bardhezi ishin dominues në çdo pjesë të fushës në fraksionin e parë duke e kontrolluar rrjedhën dhe tempin e lojës. Megjithatë djersa e djemve ta Antonio Kontes do të shpërblehej kur Pogba hyn në zonë dhe ndalet në mënyrë të gabuar nga Varane që shkakton faull. Për Hauard Ueb nuk ka asnjë dyshim që është 11-metërsh. Nga pika  e bardhë, Arturo Vidal nuk di të gabojë duke e dërguar topin në rrjetë. Miqtë nga ana tjetër ishin të përgjumur dhe dhanë vetëm dy sinjale kërcënuese me Bejl dhe Ronaldon në fillimin e takimit.Ndërkohë fraksioni i dytë i lojës nis mjaft keq për vendasit të cilët mbyllen në gjysmëfushën e tyre në mbrojtje të avantazhit. Mbrojtësi Kaseres gabon në kthimin e topit mbrapa duka ja dhuruar topin Benzemas që e nxjerr Kristiano Ronaldon të vetëm përballë portierit dhe arrin të shënojë golin e barazimit në minutën e 52-të. Pak minuta më pas, Xabi Alonso e tronditi stadiumin me një goditje të fuqishme që u përplas në shtyllë.Përmbysja do të vinte nga blerja më e shtrenjtë e kësaj vere, Garet Bejl, që me një lëvizje të bukur e dërgon topin në rrjetë. Juventus nuk do të pajtohej me këtë rezultat duke kërkuar golin e barazimit që e gjen në minutën e 65-të me Fernando Jorenten që godet bukur me kokë. Në minutat e fundit bardhezinjtë kërkuan dhe një tjetër gol ndërsa Los Blancos ishte e gatshme të ndëshkonte. Në takimin tjetër Kopenhagen i dha vetes shpresë për kualifikimin pas suksesit 1-0 që regjistroi ndaj Gallatasarajit, falë një goli me takë të Daniel Braten që në fillim.Pas katër ndeshjesh, Real Madridi është në kuotën 10 pikëve, ndërsa për vendin e dytë janë Galatasaray, Kopenhagu me nga katër pikë ndërsa Juventusi ka tri pikë në fund të grupit.