Pep Guardiola: Në fushë për rekord

Në prag të ndeshjes ndaj Viktoria Plzen e ka pranuar se ai do të futet në fushë për të bërë një tjetër fitore që do të thotë edhe një rekord unikal. Bëhet fjalë për fitoret radhazi ku në rast fitorjeje bavarezët do të barazonin Barçën e sezonit 2002-2003 me 9 fitore radhazi. Spanjolli ka parajamëruar edhe lojtarët se ndeshja e sotme nuk do të jetë aspak e lehtë." Çdo ndeshje në Ligën e Kampionëve është e rrezikshme, sepse çdo kundërshtari që ke përballë ka fituar më shumë përvojë. Plzen fitoi 6-1 në kampionat në fundjavë dhe janë në formë të mirë , por unë besoj se do të kualifikohemi që në takimin e sotëm për në fazën tjetër".Në lidhej me rekordin ai u shpreh."Rekordi është gjithmonë një sfidë, ne do të përpiiqemi për këtë gjë. Do të jetë një motivim më shumë për ne por edhe duhet të jemi të përqendruar".Më pas trajneri spanjoll këmbënguli se ekipi i tij ka nevojë për përmirësime megjithëse ndodhet në vendin e parë në Bundesligë dhe në Ligën e Kampioneve është shumë pranë kualifikimit. Në lidhje me formacionin ai ka pak dyshime ku Martinez sërish nuk do t`ja dale për ta filluar ndeshjen nga minuta e parë. Guardiola pritet të hedh në fushë këtë formacion: 4-1-4-1Në portë do të jetë Nojer, në mbrojtje Rafinja, Boatengm Dante dhe Alaba. Përpara  mbrojtjes do të jetë Lahm, ndërsa Myler, Shvajnshtajnger Kros dhe Riberi do të mbështesin sulmuesin e vetëm Madzukic.