Moyes: Duhet të jemi të përqëndruar

David Moyes në prag të transfertës ndaj Real Sociedad, u ka kërkuar lojtarëve të tij përqëndrim maksimal. Tekniku skocez i cili vuajti gjatë gjithë 90 minutave në fitoren e ngushtë të ndeshjes së parë, e di shumë mirë se kundërshtarët janë një skuadër e vështirë, pavarësisht rezultateve të dobëta në këtë UEFA Champions League."Në futboll asgjë nuk është e sigurt. Kam shumë respekt për skuadrën e Real Sociedad prandaj duhet të luajmë mirë sepse me një fitore do të shkonim në kuotën e 10 pikëve, pra shumë pranë objektivit për t'u kualifikuar. Kemi një pozitë komode në grupin A dhe kërkojmë të ruajmë këtë status".Trajneri i Manchester Unitedit, David Moyes, mendon se super talenti shqiptar, Adnan Januzaj është i gatshëm për sfidat e Ligës më të fortë në Evropë, Ligës së Kampionëve."Ai është i gatshëm për Ligën e Kampionëve. Nuk ka probleme, nuk kemi vërejtur se ka rënie të formës dhe jam i sigurt se do të angazhohet në lojërat e tjera. Januzaj është i talentuar, është shumë i ri dhe mund ta vendosim në anën e majtë ose të djathtë. Nuk po e krahasoj me Messin, por mënyra se si Messi sillet në fushën e lojës është një shembull që duhet marrë në këtë rast", ka thënë Moyes.Tekniku skocez thotë se është i kënaqur me bashkëpunimin e Januzajt me Robin Van Persi dhe Uejn Rooney. Djajtë e kuq pritet të luaj sonte me këtë formacion. 4-4-2:Në portë do të jetë De Gea, në mbrojtje Rafael, Xhons, Smolling, Evra, në mesfushë Kerrik, Valencia, Fellaini, Januzaj, ndërsa në sulm Runi dhe Van Persi.