Pellegrini: Jam i lumtur që kam një portier si Hart

Manchester City kërkon fitoren e tretë në Grupin D dhe të dytën rresht pas suksesit në Moskë.Është sërish CSKA-ja që do të sfidojë ekipin e Pellegrinit por këtë herë në ishull, ku citizens ndoshta do ta kenë më të lehtë të imponojnë lojën e tyre. Në prag të sfidës, tekniku kilian Manuel Pellegrini rikthehet te çështja e koreve raciste të Moskës, duke u shprehur se shpreson që ndëshkimi nga UEFA të shërbejë si një leksion për mbështetësit e saj të pabindur. Në vijim të fjalës së tij, ish trajneri i Malagas përqëndrohet te ndeshja, duke e pranuar se një sukses i mundshëm do ta afronte edhe më shumë skuadrën e tij me fazën tjetër. Një prej lojtarëve më të kritikuar të skuadrës angleze është portieri Joe Hart, i cili u bë protagonist edhe në golin e shënuar nga CSKA-ja, por Pellegrini i del në krah duke i injektuar besim."Joe është shumë i rëndësishëm për ne dhe sigurisht që do të rikthehet të luaj. Më vjen mirë që kam një lojtar të tillë në skuadër. Po punon pa shumë presion dhe besoj se është një siguri për katërkëndëshin tonë. Për momentin do të luaj Pantillimon" -theksoi Pelegrini.Trajneri i skuadrës së dytë të Manchestrit pret edhe rikthimin e Jovetic, Kompani dhe Miki Richardsas që sipas tij janë shumë të rëndësishme në formacionin e skuadrës. Në rast se fiton sonte në mbrëmje Siti do të kualifikohet për në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve. Skuadra e Pelegrinit pritet të luaj sonte me këtë formacionin:Në portë do të jetë Pantillimon, në mbrojtje Klishi, Nastasic, Demikelis, Zapaleta. Në mesfushë Fernandinjo, Jaja Ture, Silva, Nasri ndërsa në sulm do të luaj dyshja Aguero Negredo