Baloteli, "mbret" i kartonave

Mediat shkruajnë shpesh për sulmuesin e Milanit, Mario Balotelli. Në disa raste për paraqitjen e tij në fushë dhe në të tjera raste për situatat e ndryshme që ai prodhon.Në një analizë të bërë nga "La Gazzetta dello Sport", sulmuesi italian ka shënuar shumë gola, por sipas kësaj gazete, performanca dhe golat e shumta të tij janë përcjellë me shumë kartona. Sipas statistikave ai ka shënuar 28 gola dhe ka marrë 27 kartona. Por, pak më mirë ishte në Manchester City, ku ai kishte tundur 30 herë portat kundërshtare, ndërsa ishte shoqëruar me 26 kartona, derisa tek Milani ka prekur 17 herë portën rivale, kurse është ndëshkuar 16 herë me kartona të verdhë. Balotelli edhe në kombëtaren e Italisë është shoqëruar me 10 kartona në 12 golat e shënuara. Në total, SuperMario ka shënuar 87 gola dhe ka marrë 79 kartona.Shifra të frikshme këto që tregojnë për paqëndrueshmërinë  sulmuesit me ngjyrë që e humbet shumë herë kontrollin duke shkaktuar ndërhyrje të gabuara. Kur erdhi tek Milani, Mario premtoi se do të piqej, pasi në Angli kishte kaluar të tjera skandale brenda dhe jashtë fushe në kohën kur drejtohej nga Mancini.Tani ngelet të shohim se çfarë do të ndodh në të ardhmen. Nëse vazhdon kështu ai mund të humbasë edhe Kupën e Botës në Brazil.