Juventus në fushë për 3 pikë
Magjia e Champions Ligë, do të rikthehet sonte në mbrëmje me sfidat e katërta në grupe që pritet të përcaktojnë skuadrat e para që do të kualifikohen në 1/16.E gjithë vëmendja do të jetë e përqëndruar në "Juventus Stadium", ku Juventus do të ketë përballë disa nga yjet më të mëdha të futbollit botëror, nga Benzema, Bejl apo Ronaldo. Tredhëmbëshi shkatërrues që po shkatërron çdo kundërshtarë javët e fundit, do të tentojë t'i japë kualfikimin Realit të Karlo Ancelotit. Përballë Juventusit të Antonio Kontes, që nuk ka asgjë për të humbur, do të mjaftojë me shumë mundësi edhe një barazim, që Los Blankos të sigurojnë kualifikimin në fazën tjetër. Në Torino vendasit nuk do të jenë aspak të kënaqur me asnjë rezultat tjetër përveç fitores. Ndërsa Gallatasarai është e motivuar për të fituar teksa do të ketë një kundërshtarë tepër të lehtë në letër, si Kopenhagen.Deri më tani të dyja skaudrat janë ndeshur 15 herë mes tyre ku 7 i kanë fituar italianët ndërsa 7 janë fituar nga spanjollët. Zonja e vjetër pritet të luaj sonte me formacionin 4-3-3:Në portë do të jetë Bufon, në mbrojtje, Ogbona, Bonuci, Barzajli, Kaseres, në mesfushë do të jenë Pirlo, Pogba dhe Vidal, ndërsa përpara tyre me shumë mundësi do të jetë treshja Markizio, Tevez, Jorente.Ndërsa nga ana tjetër madrilenët pritet të luajnë me këtë formacion 4-2-3-1:Në portë do të jetë Kasija, në mbrojtje, Marselo, Serxhi Ramos, Varane, Karvahal, në mesfushë do të jenë Alonso dhe Kedira para mbrojtjes ndërsa treshja Ronaldo, Isko dhe Bejl do të mbështesin sulmuesine e vetëm Benzema.Një fakt shumë interesant është që Reali nuk fiton prej 51 vitesh në Torino dhe hera e fundit që ka fituar ka qenë me 14 Shkurt 1962, ku shënonte Alfredo Di Stefano për galaktikët.