Xhokovic rikthehet te fitoret

Më në fund Novak Xhokovic është rikthyer në rrugën e fitoreve. Tenisti serb arriti të fitonte turneun e fundit “Masters 100” në fusha me tartar, teksa në finale e Paris-Bersi , arriti të mposhtë tenistin David Ferrer.Spanjolli ishte kampioni në fuqi por përballë Xhokovic nuk pati mundësinë të bënte më shumë. Kjo fitore mund të konsiderohet edhe si hakmarrje për Xhokovic, që një vit më parë u eleminua nga ky turne dhe pikërisht nga Ferrer.Tashmë në ndeshjet finale të “Kupës Davoiis” që do të zhvillohen në Londër, ai ka shansin real që të marr vendin e parë në klasifikimin ATP, që aktualisht mbahet nga Nadal. Ndeshja u fitua në dy sete me rezultat 7-5, në të dy rastet e fituara na Xhokovic. Në një orë e 54  minuta përfundoi gjithçka.Kjo ishte hera e dytë në karrierë që Xhokovic arriti të fitonte këtë trofe, ndërkohë Ferrer gaboi si gjithnjë në momentet më vendimtare të ndeshjes. Tashmë bilanci i sfidave mes këtyre tenistëve shkon në 11 fitore për Xhokovic, kundër 5 të arritura nga numri 3 në botë, David Ferrer.Ky ishte titulli i 16-të masters. Ngelet të shohim nëse ky ishte një sinjal apo serbi Xhokovic po rikthehet në rrugën e fitoreve duke konkurruar fuqishëm më Nadal.