Pogba: Fitorja me Parmën e pavlefshme, të mundim Realin
Paul Pogba ka thënë se Juventusi duhet shumë shpejt të përqendrohet në ndeshjen kundër Real Madridit, pasi e ndjeu se fitorja kundër Parmas nuk kishte "rëndësi" të shtunën në mbrëmje. Futbollisti francez shënoi golin e vetëm në Tardini pasi me sukses futi në rrjetë goditjen kthyer nga traversa.Kjo fitore i lëvizi kampionët e Italisë me dy pikë larg prapa liderëve Roma, por Pogba i cili ishte i kënaqur që i janë afruar kreut të tabelës, ka thënë se Juve është e përqendruar në ndeshjen me Realin në Ligën e Kampionëve"Fitorja kundër Parmas? E pavlefshme. Ishte një ndeshje e vështirë dhe e rëndësishme, por ne e kemi bërë atë që kemi dashur ta bëjmë. Parma është duke kaluar nëpër një formë të mirë dhe nuk ishte e lehtë t`i mposhtësh. Por tani jemi duke menduar për Realin. Duhet të fitojmë sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme", ka thënë 20-vjeçari për faqen zyrtare të klubit.