Emiljano Vila i jep fitoren PAS Janinës
Mesfushori shqiptar, Emiljano Vila ka qenë heroi i Pas Janinës duke i dhënë fitoren në shtëpi ndaj Paltanias.Vila ka shënuar në minutën e 62-të të ndeshjes golin e vetëm për ekipin vendas duke fituar tre pikë shumë të vlefshme që tashmë pas 10 xhirove grumbullon 14 pikë duke u ngjitur në pozitën e pestë të elitës greke të futbollit.Ishte ky goli i dytë këtë sezon i futbollistit durrsak i cili u tranferua në skuadrën greke nga Dinamo e Tiranës.Në anën tjetër edhe futbollisti tjetër i Kombëtares Shqiptare, mbrojtësi i krahut, Andi Lila u paraqit titullar ne takim duke u zverdhur në minutën e 35-të të ndeshjes.Ky mund te jetë një sinjal edhe për trajnrtin Xhani de Biazi që ka qenë dy muajt e fund it i dyzuar në lidhje me mesfushorin Emiliano Vila, për atë që ta ftojë apo jo në Kombëtare për ndeshjet eliminatore në grupin E kualifikues, që siç dihet Shqipëria i mbylli me tre fitore dy barazime e pesë humbje, duke zënë vendin e parafundit me 11 pikë.De Biazi ka rinovuar sërish me ekipin tonë kombëtar dhe do ta drejtojë atë në eliminatoret e kampionatit europian që zhvillohet në Francë më 2016. Ai është shprehur se do të marrë parasysh çdo lojtar që është në formë të mirë, teksa për Vilën ka debulesë. Vila ka qenë një zgjedhje e tij e hershme, pavarësisht se në ca momente u lëkund pas qëndrimit të gjatë në stol te Janina. Goli i djeshëm është me siguri një sinjal i fortë për De Biazin që ta ftojë Vilën për ndeshjen miqësor të 15 nëntorit ndaj Bjellorusisë