Milan-Fiorentina, duel vendimtar për kuqezinjtë
Pas dy ndeshjeve të vështira në mesjavë Milan dhe Fiorentina do mundohen të gjejnë rrugën e fitoreve teksa sonte do të përballen sonte në mbrëmje në San Siro.Milan e ka filluar sezonin shumë dobët, duke fituar vetëm tre nga 10 ndeshjet e tyre në Serie A dhe janë në vendin e dhjetë në tabelë. Vendi i tretë për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve lojë pas loje është duke u bërë më i vështirë.Allegri e di se vendi i tij në Milan nuk është i sigurt deri sa të arrijë objektivat e Milanit. "Kuqezinjtë" janë pa Daniele Boneren, Mattia De Sciglion, Mattias Silvestren, Giampaolo Pazzinin dhe Stephan El Shaarawyin, të cilet janë të dëmtuar, ndërsa Philippe Mexes i cili është i pezulluar. Kuqezinjtë mund të luajnë me këtë 11-she:AC Milan (4-3-3): Gabriel; Abate, Zaccardo, Zapata, Constant; Montolivo, De Jong, Muntari; Kakà, Balotelli, Robinho.Milani barazoi të mërkurën kundër Lazios me një gol të Kakas, i cili i kaloi në epërsi por kënaqësia nuk zgjati edhe shumë sepse në minutën e 72 Ciani barazoi për 1-1. Sidoqoftë, pavarsisht rezultatit, Allegri deklaroi se ishte i kënaqur me paraqitjen e lojtareve, por tha se duhet të përmirësohen ende. Vendi i Massimiliano Allegrit nuk është i sigurt dhe duhet patjeter të fitojë këtë ndeshje.Në anën tjeter Fiorentina vjen nga një humbje 2-1 nga Napoli dhe pozicionohet në vendin e gjashtë në tabelë. Skuadra e Montelës ka humbur vetëm një herë në shtatë ndeshjet në transfertë. Vjollcët janë pa Mattias Fernandez, Mario Gomez, Ahmed Hegazy, Josip Ilicic dhe Massimo Ambrosinin të cilët janë të lënduar, por ky i fundit ende nuk dihet a do luajë apo jo ndërsa Juan Guillermo Cuadrado është i pezulluar. Fiorentina mund të luajë me këtë 11-she.Fiorentina (4-3-2-1): Neto, Tomovi?, Rodríguez, Savi?, Pasqual; Aquilani, Pizarro, Vargas; Borja Valero, Joaquín; Rossi.