Denis frenon Interin në barazim

Ka përfunduar 1-1 sfida e parë e javës së 10-të në Serinë A mes Interit dhe Atalantës. Në Bergamo sfida ishte emocionuese në 45 minutat e para ku erdhën edhe dy golat, ndërsa e dyta ishte më e vakët.Goli i parë vjen në minutën e 16-të, me Ricky Alvarez, që bën gjithçka mirë brenda zonës duke shënuar golin e avantazhit. Zikaltrit vendas pavarësisht disavantazhit nuk dorëzohen, dhe pasi koleksionojnë dy mundësi të shpërdoruara, në të tretën gjejnë golin e barazimit me Denis, që Interin e ka viktimën e tij të preferuar.Sulmuesi i bergamaskëve është më ifuqishëm në luftën në ajër me mbrojtësin Samuel. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, ndara në të dytën të dyja ekipet hidhen në sulm në kërkim të një tjetër goli. Interi është më i rrezikshëm dhe në një rast gjen edhe shtyllën e kundërshtarëve, ndërsa në krahun tjetër Atalanta nuk arrin të shënojë vetëm fal largimit të Jonathan. Handanovic bën një pritje vendimtare për të tijtë, duke evituar një gol të sigurt e duke i dhënë Interit një pikë, në një fushë e cila tradicionalisht ka qenë e vështirë për zikaltrit, që nuk fiton që nga viti 2008-të kur skuadrën e drejtonte Murinjo.