Mourinho: Jam i padrejtë me futbollistët

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, ka pranuar se zgjedhjet e tij kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë të padrejta deri në fund të sezonit. Mourinho është vënë në pikëpyetje shumë herë për zgjedhjet që ai bën për formacionin e parë, duke mos lënë një formacion standard për secilën ndeshje. Dhe, ai e ka pranuar tani se disa prej zgjedhjeve të tij kanë qenë kontraverse dhe thotë se ky është një problem i mirë për të."Nuk është e lehtë të lësh disa lojtarë në shtëpi ose në bankinë, sepse mendoj se të gjithë meritojnë të luajnë. Të kesh gjithë këto zgjedhje është një problem i mirë. Të kesh gjithë këta lojtarë që po luajnë mirë, është fantastike. Por, të jesh përgjegjës t'i thuash një lojtari se nuk je i përzgjedhur për një ndeshje është një pozicion i vështirë dhe ndjej se jam i padrejt ndaj disa lojtarëve të cilët bëjnë gjithçka për të luajtur", ka deklaruar Mourinho.Më pas ai ka shtuar se shpirti konkurrues i ekipit të tij është çelsi i suksesit. Portugezi në fund nuk la pa prekur as temen e Juan atës dhe Fernando Torres që nuk po kalojnë një moment të mirë. Ai theksois e të dy futbollistët shumë shpejtë do të rikthehen dhe do ë luajnë dhe rregullitsht.