Barcelona fiton derbin me Espanyolin
Barcelona nuk di të ndalet në La liga. Kampionët e Spanjës kanë fituar derbin katalanas, duke mundur Espanyolin minimalisht 1-0, të premten mbrëma në "Camp Nou" në kuadër të xhiros së 12-të. Derbi katalanas është përshkruar me lojë të fortë nga futbollistët e të dy skuadrave.Në Camp Nou përballë skuadrës së Javier Aguirres, Martino ndeshet me treshen e sulmit Messi, Neymar, Alexis Sanchez dhe ishte pikërisht kiliani që e vë menjeherë në portë portierin mik.Ndonëse në pjesën e parë të dy skuadrat patën rastet e tyre, sidomos Barcelona, por kjo pjesë u mbyll pa gola. Tata nuk ndryshon asgjë në pjesën e dytë, duke i besuar sërish të njëjtëve futbollistë.Edhe në fraksionin e dytë të ndeshjes është zhvilluar ndeshje e mirë, ndërsa ishte Alexis Sanchez, i cili në minutën e 68-të shënoi golin e epërsisë për "Blaugranët" duke ndezur atmosferën në "Camp Nou". Ndërkohë, edhe Espanyoli provoi të vjen deri të goli i barazimit, por tentimet e tyre ishin të kota.Barcelona pas kësaj fitore forcon kreun e tabelës me 34 pikë, katër më shumë së Atletico Madrid, ndërsa nëntë pikë më shumë se Real Madrid, por dy skuadrat madrilene kanë nga një ndeshje me pak të zhvilluar.Blaugranët pas 11 javësh,kanë sulmin dhe mbrojtjen më të mirë të kampionatit, 34 gola të realizuar dhe vetëm 7 të pësuar. Deri këtu Martino mund t'ju gëzohet shifrave, më vonë të shohim.