Bundesliga java e 11, Bayerni kërkon fitore ndaj Hoffenheimit

Pas fitores së Dortmundit, java e 11-të e Bundesligas zbret në fushë serish pas disa minutash, me Bayernin e Munich që do të kërkojë një tjetër sukses në transfertën e Hoffenheimit për të vijuar ecurinë pozitive.Skuadra e Pep Guardiolës vjen pas një fitoje të vështirë 3-2 ndaj Hertha Berlin dhe Hoffenheimi është prova e lehtë për të marrë 3 pikët e radhës.Vendasit nga ana tjetër e kanë marrë shumë qetë këtë takim, duke parë se janë në pozicion komod në klasifikim dhe nuk e shohin të domosdoshme një rezultat pozitiv ndaj Bajernit.Sot gjithashtu do të luaj takimin e saj edhe Bajern Leverkusen, që do të ketë një transfertë të lehtë ndaj debuturesve të Eintraht Branzhvejg.Vendi i tretë i përkohshëm nuk përbën surprizë për skuadrën e Sami Hyypia që pavarësisht humbjes së Schurrles, ka fituar shpirtin e grupit me dyshen Sam-Kiessling. Hamburgu pret Borussia Monchengladbach.Blutë kanë me vete moralin e lartë pas suksesit të pastër 3-0 në transfertën e Freiburg, ndërsa miqtë do të rezultojnë një kockë e forte, sepse këtë sezon renditen mes skuadrave favorite për një vend në Champions League dhe këtë e tregon edhe vendi i katërt që mbajnë aktualisht me 16 pikë.Schalke kërkon fitoren dhe ndoshta kjo nuk është java e duhur sepse kryeqytetasit e Hertha Berlin, por tregojnë javë pas jave se nuk janë më ata të dy sezoneve më parë kur objektivi i tyre i vetëm ishte qëndrimi mes më të mirëve të Gjermanisë.