Katania kërkon Memushajn
Ka nisur në mënyrën më të mirë ky sezon në Serinë B italiane për Ledian Memushajn, mesfushorin e talentuar shqiptar që luan te Carpi sëbashku me Edgar Çanin. Paraqitjet e shkëlqyera të Memushajt në këtë fillim sezoni që kanë sjellë dhe dy gola për Carpin, kanë bërë që për mesfushorin të ketë interes të shumtë në merkato.Siç shkruan portali njohur italian, që flet për merkaton, "tuttomercatoweb", fantazisti vlonjat është vëzhguar nga afër nga siçilianët e Katanias, por transferimi i mundshëm i tij në Siçili ndërlikohet disi për faktin se lojtari është në pronësi të Leçes dhe është huazuar për një sezon në Serinë B te Carpi dhe si fillim duhet të gjetur një marrëveshje ndërmjet klubeve respektive. Leçe mund të kënaqet me ndonjë huazim nga Katania, ndërkohë që Carpi mund të japë OK për transferimin duke parë se Edgar Çani është huazuar pikërisht nga siçilianët në Serinë B dhe marrëdhëniet ndërmjet klubeve janë shumë të mira.Mediat italiane janë të sigurtë se Memushaj në janar do të transferohet në Serinë A për të luajtur te Katania. Kujtojmë ndërkohë se Memushaj është grumbulluar një ndeshje nga Xhani De Biasi, në miqësoren ndaj Maqedonisë të përfunduar 0-0, por nuk është preferuar më duke qënë gjithsesi kontigjent i mundshëm për kombëtaren në ndeshjet e ardhshme.