Inzagi:Jam më i mirë se Messi dhe Ronaldo

Legjenda e Milanit, Filippo Inzaghi, mendon se rekordi i golave të tij nëpër finale të mëdha është i paprekshëm nga kushdo në botën e futbollit, madhe edhe nga syperyjet Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo që dita ditës po thyejnë rekorde.Italiani 40-vjeçar ka shënuar një total prej tetë golash në finalet e mëdha të karrierës së tij me Juventusin dhe Milanin, ndërsa padyshim që ndihet krenar për dygolëshin në finalen e Ligës së Kampionëve në Athinë ndaj Liverpoolit.Pippo është i bindur se askush nuk do të mund ta tregojë veten në skenën e madhe ashtu si ka bërë ai."Carlo Ancelotti nuk ishte i sigurt nëse të më inkuadronte mua apo Alberto Gilardinon në finalen e Athinës, por unë luajta dhe shënova dy herë. Pastaj shënova në finalen e Superkupës ndaj Sevillas dhe dy gola të tjerë kundër Boca Juniors. Pesë gola në tri finale, që ishin tri finalet më të rëndësishme dhe ne i fituam të gjitha. Madje as Messi e Ronaldo nuk do ta arrijnë atë. Është një rekord që do ta mbaj unë", ka deklaruar Inzaghi për La Gazzetta dello Sport.Tashmë Inzagi është në rolin e të rinjve të skuadrës së Milanit lidhur mëe këtë fakt ai deklaroi:"Tani po stërvis djemtë të ri dhe dua të përcjell te to uri për të fituar. Endrra ime? Të qëndroj te Milan për gjithë jetën" - deklaroi Superpipo.