Roma thyen çdo rekord

Duke thuajse e pamundur ta ndalësh ushtrinë romake të drejtuar nga Rudi Garsia. Madje as Kievo nuk ka mundur ta ndal me murin e saj. Roma ka shënuar edhe fitoren e dhjetë rresht, me të cilën ka thyer rekordin e Juventusit të trajnerit, Fabio Capellos, të arritur në vitin 2004. Verdhekuqtë  dhjetë në Serie A kanë mposhtur Cheivon e Veronës me rezultat minimal prej 1:0. Megjithëse te dyja ekipet kërkuan të shënonin golin e epërsisë që në pjesën e parë, por në saj të mbrojtjeve të hekurta, rrjetat e ekipeve respektive heshtën.Por, në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga trajneri, Rudi Garcia gjeti rrugën e golit me anë të sulmuesit italian, Marco Borriellos, i cili konkretizoi një sulm të shpejt të shokëve të tij në minutën e 68-të të sfidës.Në vazhdim, loja kryesisht u përqendrua në mesfushë dhe kështu, Roma ruajti bilancin e qindpërqind të fitoreve në Serie A, duke triumfuar me rezultat prej 1:0. Pas kësaj fitoreje, Roma mbetet lidere e Serie A me 30 pikë, ndërsa Chievo mban vendin e fundit në renditjen e tabelës në  Serinë A me vetëm katër pikë.Gjithashtu vlen të theksohet se Roma jo vetëm që nuk ka humbur asnjë pikë të vetme në ligë, por ka edhe mbrojtjen më të mirëaktualisht në botë, e cila është mposhtur vetëm në një rast, atë kundër Parmës 1:3.