Adnan Januzaj është Kristiano Ronaldo i ri
Ish mesfushori i Manchester United, Quinton Fortune, e ka krahasuar Adnan Januzajn me asin portugez, Kristiano Ronaldo, duke e krahasuar talentin shqiptar me ish yllin e Djajve të Kuq. Januzaj shënoi dy herë në debutimin e tij të plotë në Premier League në ndeshjen kundër Sunderland dhe ka luajtur 8 ndeshjes për United në këtë sezon."Çdo kush në klub e dinte që ai ishte shumë i veçantë,"- është shprehur Fortune. Besimi që ai ka në vetvete bën që ai të dallonte nga të rinjtë e tjerë që unë kam parë tek Manchester United në këto vitet e fundit, por edhe pse ai tani po luan në nivele më të larta vazhdon ende të ketë të njëjtin mentalitet. Ai ka shumë besim dhe siguri në aftësitë e tij dhe kjo është diçka shumë e vështirë për tu gjetur tek lojtarët e rinj ditët e sotshme". Fortune, një ish lojtar i famshëm në “Old Trafford”, shprehet se Januzaj i kujton Ronaldon në fillimet e tij në Manchester. "Ai ishte një djalë që po bënte shumë përparime dhe kur filloi të luante me skuadrën e parë disa nga lojtarët filluan direkt të flisnin për të- shpjegon Fortune- Ai ka besim tek vetja dhe kjo është diçka që të çon shumë larg në këtë sport. Ai është një djalë shumë i talentuar. Adnani po ja del mbanë shumë mirë, ai tashmë është kthyer në një prej lojtarëve kyç për skuadrën dhe shpresojë që të vazhdojë të jetë kështu."Manchester United nënshkroi një kontratë të rë 5-vjeçare me Januzajn në fillim të këtij muaji dhe Fortune shprehet optimist se adoleshenti do të eci në gjurmët e ish-heroit të “Old Trafford”, portugezit Ronaldo."Nëqoftëse Adnani do të bënte atë që Ronaldo bëri kjo do të ishte diçka e pabesueshme si për veten e tij ashtu edhe për klubin", u shpreh ai. "Adnani ka ekzaktësisht të njëjtin mentalitet me Ronaldon. Unë nuk mendoj se Ronaldos i mungon besimi dhe siguria dhe kjo është edhe një nga arsyet pse ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Adnani ka ende një rrugë të gjatë përpara ,por ai ka pasur një fillim fantastik dhe unë personalisht i uroj atij më të mirat".Në fund dhe një elozh final:"Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe kemi shumë për të parë prej tij. Sapo ai të zhvillojë dhe disa ndeshje të tjera, të ketë më shumë minuta në këmbë, do shihni një përformancë shumë herë më të mirë prej tij".