Reali i pamëshirshëm, shkëlqen Bale

Gareth Bale më në fund ka shpërthyer duke shënuar dy gola me Realin e Madridit.  Në një natë të çmendur në Bernabeu, Real mundi  Sevilian 7-3, me Ronaldon që shënoi një hat-trick dhe me Bejl që realizoi dy herë3.  Skuadra e Carlo Ancelotti ka treguar një potencial të madh sulmi ndërsa tifozët madrilen u bënë dëshmitarë të një show në Santigo Bernabeo.Benzema depërtoi në zonë dhe dha një asist te Gareth Bale, i cili e zhbllokoi rezultatin në minutën e 14-të. Pas disa rasteve në vazhdim të uellsianit dhe Ronaldos, Bale e dyfishoi epërsinë nga gjuajtja e lirë në minutën e 27-të.  Pas 5 minutash Isco u ndal në mënyrë të parregullt në zonë dhe Cristiano Ronaldo u tregua i saktë nga njëmbëdhjetëmetërshi.Edhe pse dukej që andaluzianët e kishin humbur ndeshjen, ata u kthyen shumë shpejtë me dy gola, të realizuar nga Ivan Rakitic nga penaltia (38') dhe Bacca në minutën e 40-të. Pas një kundërsulmi, Ronaldo e dërgoi topin te Bale, i cili dhuroi një assist te Karim Benzema, dhe francezi u regjistrua në listën e golashënuesve. Gareth Bale sërish ishte vendimtar duke dhuruar një top të art për Ronaldon që sërish e dërgon topin në rrjet.Më pas, Rakitic shënoi edhe një tjetër gol, ndërsa portugezi Ronaldo shumë shpejtë shënon dhe golin e tretë personal.Kroati Rakitic pati një rast nga 11-metërshi,por topi përfundoi mbi traun e saj. Karim Benzema me golin e dytë personal e vendosi rezultatin e takimit në minutën e 80-të duke I dhuruar ekipit të tij një fitore spektakolare. Real Madridi është në vend të tretë në tabelë me 25 pikë, gjashtë më pak se Barcelona.