Martino: Barcelona më e mirë ajo e 6 titujve
Gerardo Martino do të përjetojë emocionet e para të derbit të Katalunjës, që përtej diferencave mes skuadrave, mbetet një nga sfidat më të bukura dhe më të luftuara të La Ligas. Trajneri argjentinas në konferencën për shtyp të rastin, tregon që e njeh shumë mirë kundërshtarin, sidomos pikat e tij të forta.Është derbi im i parë i Katalunjës. Është shumë i rëndësishëm për ne, sepse na jep mundësi që të ruajmë kryesimin. Duhet të konfirmojmë lojën tonë si brenda dhe jashtë "Camp Nout". Espanyol është një skuadër që jep maksimumin në fushë, është e ashpër dhe lufton fort për çdo top. Ata janë shumë të rrezikshëm, pasi kanë në përbërje lojtarë të tillë si Simao apo Sergio Garsia. E kanë nisur mirë sezonin dhe dallohen për shpirtin luftarak.Ecuria e Barcelonës në këtë sezon është e jazhtëzakonshme me 9 fitore dhe vetëm një barazim dhe në mënyrë të pashmangshme shtrohet pyetja nëse është më e mira e historisë, por Martino nuk prononcohet.Nuk më shqetëson fakti që njerëzit kërkojnë të bëjnë krahasime. Kur të jepet mundësia për të drejtuar ekipin më të mirë të historisë së futbollit krahasimet janë të pashmangshme. Barcelona më e mirë? Më ka pëlqyer në të gjitha epokat, sepse gjithmonë ka luajtur një futboll me nivel të lartë. Gjithsesi, më e mira është Barcelona e 6 titujve."