Presion ndaj Casillas: Eja te Barcelona!
Megjithse e gjithë vëmendja ka qenë e përqëndruar në "El Classico", vëmendja ka qenë drejtuar edhe diku në një cep. Aty ku ishte strukur i vetëm Kasijas, i cili nuk mundi këtë herë ta luante si titullar këtë sfidë ta jashtëzakonshme. Sipas “El Munodo de Portivo”, disa lojtarë të Barcelonës kanë pëshpëritur në veshin e tij që të vesh bluzën e Barcelonës.Casillas qëndroi në stol, që tashmë për të është shndërruar diçka e zakonshme. Kaq ka mjaftuar që disa futbollistë të Barçës, që luajnë në kombëtaren spanjolle, si Jordi Alba, Fabregas, Pique dhe Iniesta, t'i propozojnë në mënyrë direkte titullarin e portës, meqenëse Viktor Valdez ka vendosur të mbyllë karrierën me kampionët në fuqi të Spanjës në fund të sezonit. "Iker, eja me ne te Barcelona!". Një fjali ndoshta edhe ironike, ndoshta edhe mbështetëse për një nga portierët më të mirë në botë.Në Katalunjë të gjithë e dinë që një transferim i mundshëm në aksin Madrid-Barcelona është thuasje i pamundur. Edhe për faktin se Florentino Perez nuk do t'ia lejtonte një lëvizje të tillë, që nëse do të bëhej realitet do t'i kthente kundër një pjesë të madhe të tifozërisë merenges. Vetë numri 1 i Los Blankos do ta vlerësonte një operacion të ngjashëm me atë të Samuel Eto, që la "Santiago Bernabeu" për të luajtur dhe fituar të gjithë trofetë e mundshëm me armikun e përjetshëm. Ngelet të shohim se çfarë do të ndodhë nëse Kasijas do të jetë tradhëtari i radhës.