Marka: Ronaldo favorit për Topin e Artë, Messi i treti
E përditshmja sportive në Spanjë Marca, shkruan se Cristiano Ronaldo, Franck Ribery dhe Leo Messi janë të përzgjedhurit në sondazh për çmimin prestigjioz që do të jepet më 13 Janar.Dhe rezultati I dhënë nga Marka nuk mund të konsiderohet surprizues, nëse marrim parasysh opinionet më të fundit të protagonistëve të futbollit.Portugezi i Realit të Madridit është komandant ndaj të tjerëve, nëse përdorim epitetin e Blatter, por gjithsesi treshja zyrtare e kandidatëve do të merret vesh përfundimisht më 2 Dhjetor.Me 17.8% të mbi 91 mijë votave gjithsej, Ronaldo lë pas lojtarët më të mirë kontinentit në listën me 23 lojtarë. Pas madrilenit, ndjekës është kampioni i Europës, francezi i Bayernit, Franck Ribery, i cili vendin e dytë e ndan me argjentinasin e Barcelonës, Leo Messi me nga 16.8% të votave secili.Përsa i përket lojtarëve spanjollë, pas Messit renditet një tjetër blaugrana, Iniesta i votuar nga 11.8% e pjesëmarrësve në sondazh dhe pas tij suedezi i Paris Saint Germain, Zlatan Ibrahimovic me 6.7% të votave.