Venger: Jemi në luftë për titullin me Liverpulin

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger gjatë konferencës përpara ndeshjes së radhës në Premier League mendon se gjashtë ose shtatë ekipe do të luftojnë për titull të kampionit në Premier Ligën angleze në këtë sezon të garave. Tekniku francez në këtë garë e sheh skuadrën e tij, por edhe Livepoolin."Jemi pretendentë për titull ashtu si dhe Liverpool. Janë edhe katër ose pesë ekipe tjera që synojnë titullin në këtë vit. Do të jetë një vit I madh për ne, shumë i rëndësishëm, por unë nuk do të shqetësohem rreth ekipeve që të tjera. Ekipi i 14 është dy ose tri pikë me pak se ekipi që është në vendin e tetë, ndaj në këtë moment tabela nuk ka domethënie e vërtetë", tha ai.Më pas ai foli dhe për Luis Suarez. Arsenali bëri dy oferta zyrtare për uruguaianin për ta sjellë atë në Emirates, edhe pse ai ishte i suspenduar 10 ndeshje nga kafshini i dorës së Branislav Ivanovic. Sidoqoftë, Wenger ka zbuluar tani se ai nuk është penduar aspak për temperamentin e Suarez."Lojtari është dënuar për atë që ka bërë. Ne kemi rregulla strikte morale dhe natyrisht marrim informacione për nivelin moral të lojtarëve dhe nëse ka ndonjë gjë të keqe, ne nuk blejmë ata lojtarë. Nëse kemi qenë të interesuar do të thotë se nuk dyshuam për këtë tek ai, pasi na interesoi më shumë fakti se ai gjithmonë ka luajtur mirë", tha Wenger.Ai shtoi se nuk e përjashton mundësinë për t'i bërë një ofertë edhe në merkaton e janarit, por pranoi se tani mendon për ta ndalur atë dhe jo për ta transferuar. Arsenali përballet të sot me Liverpoolin në Emirates në orën 18:30.