Roben: Ulja në stol nuk është problem

Anësori i Bayern Munichut, Arjen Robben, mendon se Pep Guardiola ka ndryshuar shumë pak gjëra që nga ardhja te skuadrën nga Allianz Arena. Trajneri spanjoll mori drejtimin e bavarezëve në fillim të këtij sezoni nga Jupp Heynckes, i cili fitoi tripletën dhe deri më tani është në krye të Bundesligas dhe Grupit D në Ligën e Kampionëve."Nuk duhet ekzagjeruar gjërat. Padyshim që ka ndryshuar diçka, por ai nuk e ka ndryshuar Bayernin", ka thënë 29-vjeçari për FAZ.Holandezi ka thënë se do ta pranojë edhe qëndrimin në stolin rezervë kur të jenë të gjithë lojtarët të aftësuar për lojë."Deri më tami kemi pasur shumë dëmtime, prandaj është mirë që kemi filluar kaq fortë. Por padyshim se do të ndodhë qëndrimi në stolin rezerv  kur të gjithë të jenë të rikuperuar. Nuk mendoj se është diçka e keqe. Qëndrimi në bankën rezervë nuk është problem", ka shtuar Robben.Holandezi në janar bën 30 vjec dhe sigurisht që ai nuk po e mendon largimin nga futbolli. Ai beson se mund të luaj edhe për disa vite me këtë skaudër dhe btë jap shumë për të fituar trove të tjera."Nuk besoj se do të bie në lojën time, në 1, 2 ,3 4 katër vitet e ardhshme. Se mendoj aspak këtë gjë. Do ekme edhe 4 vjet në nivele të larta dhe sigurishtë që me këtë bluzë" - përfundoi holandezi.