Marka: Hejnkes favorit për trajnerin më të mirë
Para dy ditësh u bë publike lista për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit. Gjermani Jup Hejnkes është cilësuar si favoriti absolut, dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe gazeta Marka e cila e konsideron thuajse të kryer misionin për tja dhuruar këtë çmim gjermanit. Sezonin e ekaluar me Bajernin ai fitoi gjithçka Kupën e Gjermanisë, titullin kampion, Champions-in dhe Superkupën e Gjermanisë dhe më pas dha dorëheqjen duek ja pasur postin e tij Guardiolës.Nga 11.095 vota të bëra në sondazhin e gazetës spanjolle 66.4 për qind kanë votuar Hejnkes. Në vendin e dytë është rivali I sezonit të kaluar në të gjitha kompeticionet Jurgen Klopp që ka vetëm 10.3 për qind. Misioni për ta dërguare në finale ekipin e tij pas 16 vitesh është vlerësuar shumë nga ekipete mëdha që e kërkuan me ngulm por ai vendosi të rinovonte edhe për 5 vite të tjera me verdhezinjtë.Në vendin e tretë është një spanjoll, është tekniku I kombëtares Vinsente Del Boske që është vlerësuar me 9.4 për qind të votave. Pas tij renmditen edhe kandidatët e tjerë ku mes tyre është edhe Zhoze Murinjo, edhe pse edicioni i tij si trajner i Realit të Madridit ka qenë zhgënjyes me 5.6 për qind. Më pas janë Ferguson, Benitez dhe Anceloti.