Bundesliga, Dortmund triumfon ndaj Shtutgardit

Java e 11-të në Bundesligë është hapur në mënyrën më spektakolare. Dortmund duket se nuk ka të ndalur. Viktima e radhës së verdhezinjve është Shtugardi, të cilëne ka mundur me një fitore tenistike.Nënkampionët e Gjermanisë dhe Europës e nisën ndeshjen në disaavantazh, teksa u ndëshkuan që në minutën e 13-të nga Haggui. Reagimi i skuadrës së Klopp do të vinte menjëherë. Nga një goditje këndi, Sokratis me kokë shënon golin e barazimit. Vetëm 3 minuta më vonë, Reus depërton bukur duke arritur të shënojë golin e avantazhit. Fraksioni i parë i lojës u mbyll me këtë rezultat.Në fraksionin e dytë të ndeshjes spikat menjëherë Robert Levandovski. Sulmuesi polak arrin të shënojë 3 gola brenda 18 minutash, duke shënuar në çdo 6 minuta. Një tripletë e tillë mungonte për Lewandowskin që prej finales së famshme të kupës së Gjermanisë me Bayernin vitin e kaluar, ku djemtë e udhëhequr nga Klopp triumfuan 5-2 përballë skuadrës së Heynckes.Deri në fund do të kishte edhe një tjetër gol, pasi Aubemeyang mendoi të firmosë dhe ai emrin në listën e golashënuesve. Me këtë fitore Dortmund ka rrëmbyer vendin e parë në krye të renditjes me 28 pikë dhe pret Bayernin ndaj Hofenhem. Nga ana tjetër Shtutgart qëndron në vendin e 8-të me 13 pikë.