Barça shkatërron Selta Vigon

Barcelona vazhdon të jetë një makineri perfekte. Skuadra e drejtuar nga Tata Martino nuk gjeti shumë rezistencë nga ana e Selta Vigos të cilën e mposhti thellë 3-0. Kështu blaugranët fituan edhe ndaj ish legjendës së tyre Luis Enrikue që drejtonte vendasit. Në fraksionin e parë të lojës, Selta Vigo luajti mirë duke vendosur disa herë në vështirësi Valdesin.Barcelona arriti të gjejë golin e avantazhit që në minutën e 9-të me anë të Aleksis Sançez. Pjesa e parë me gjithë rastet e krijuara përfundoi me këtë rezultat. Me fillimin e pjesës së dytë ndeshja u mbyll vetëm në 10 minuta. Fillimisht ishte portieri Yopel që shënoi një autogol dhe më pas Fabregas vulosi rezultatin përfudnimtarë në minutën e 54-të. 3 gola dhe 3 pikë të tjera për blaugranët vazhdojnë të qëndrojnë në krye të renditjes duke thelluar diferencën me ndjekësit e afërt Atletikon 4 pikë dhe Realin 9 pikë. Por kujtojmë se këto dy ekipe luajnë sot dhe nesër takimet e tyre.Ndërkohë në takimin tjetër që është zhvilluar mbrëmë mes Espanjolit dhe Malagas sfida përfundoi në një barazim të bardhë. Sot dhe nesër do të luhen dhe takimet e tjera ku spikasin ndeshjet Real-Sevilja dhe nesër Granada Atletiko Madrid.