Atletiko hap pas hapi me Barcelonën
Atletico Madrid nuk ka ndërmend ti ndahet skuadrës së Barcelonës duke e ndjekur hap pas hapi edhe për ketë javë. Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone mbrëmë ka marr një fitore të vështirë në fushën e Grandas duke e mposhtur me rezultatin 2-1. Loja e miqve la për të dëshiruar ku në pjesën e parë rastet për të hsnëuar ishin shumë të pakta, ndërsa vendasit bën një paraqitje të mirë në 45 minutat e para të takimit.Avantazhi për madrilenët erdhi në minutën e 38-të nga këmbët e Diego Costas që e çon në 12 numrin e golave, duke kaluar kështu shifrën e 11 realizimeve të Cristiano Ronaldos. Braziliani i cili mes polemikash vendosi të luajë për kombëtaren spanjolle shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit, pas ndërhyrjes së mbrojtësit Mainz ndaj David Villas.Edhe goli i dytë për bardhekuqtë e Madridit vjen sërish nga pika e penalltisë dhe përsëri si rezultat i një ndërhyrje ndaj David Vijës. Këtë herë ishte vet ish lojtari I Barcelonës që e dëgoi topin në rrjet. Granada nuk dorëzohet dhe mundohet të reagojë, por gjen rezistenc në mbrojtjen e hekurt të skuadrës së Diego Simeones. Atleticos ia bën të vështirë depërtimin për të kërcënuar Courtois.Minutat e fundit bëhen edhe më dramatike me Roberton që shmang një gjuajtje të rrezikshme të Raul Garcias, ndërsa Filipe Luis merr kartonin e dytë të verdhë për prekje të topit me dorë dhe e lë Atleticon me 10 lojtarë në fushë. Takimi komplikohet edhe më shumë për madrilenët me golin e Ighalos që ngushton diferencën në shtesë. Djemtë e Simeones përpiqen të fitojnë sa më shumë kohë deri në fërshëllimën e arbitrit, I dha fund edhe drithërimave të skuadrës së Atletiko Madrid.