Juventus shkatërron Katanian

Juventusi nuk ka pasur probleme përballë Catanias (4-0) në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Serie A.Bardhezinjtë ishin të pandalshëm në pjesën e parë, ndërsa Gianluigi Buffon ishte si tifoz. Antonio nga minuta e parë hedh dyshen Jorente-Tevez. Spanjolli tregon një formë të dobët duke gabuar shumë herë në kontrollin e topit. Serinë e golave e hapi kiliani Arturo Vidal që pas një goditje nga jashtë zone gjen rrugën e rrjetës dhe të avantazhit për ekipin e tij. Pas disa minutash mjeshtri i goditjeve të dënimit, Andrea Pirlo dyfishoi shifrat në minutën e 34-të. Me fillim të pjesës së dytë miqtë patan disa raste, por bardhezinjtë vazhdonin të mos falnin.Një paraqitje për tu pasur zili bëri dhe Karlos Tevez që shënoi gol në minutën e 65-të pas një kombinimi me Jorenten. Argjentinasi që nga mbërritja në Torino ka dhuruar gjithmonë ndeshje të mira. I porsahyri në lojë në vend të Tevez, Sebastian Giovinco dhuroi një asist për Leonardo Bonucin që shënoi golin e katërt dhe final për skuadrën. Bardhezinjtë me këtë fitore arrijnë në kuotën e 25 pikëve duke vënë nën presion Romën e vendit të parë që luan sot takimin e saj.