CR7: Uroj që Blatter të shijojë sukseset e lojtarëve që favorizon
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, e ka akuzuar Sepp Blatterin për favorizim institucional, pasi presidenti i FIFA-s ka thënë haptazi se e preferon Lionel Messin para portugezit. Në një debat në Oxford Union, duke iu referuar Ronaldos, 77-vjeçari tha se "dikush kalon më shumë kohë te stilistët e flokëve", duke shtuar më pas se e preferonte argjentinasin, të cilin e ka përshkruar si "një njeri i këndshëm dhe djalë të mirë".Komentet e Blatter kanë bërë që Real Madridi t'i shkruajë FIFA-s që ta nxisë presidentin të kërkojë falje ndaj CR7, ndërsa tani ka reaguar edhe vet lojtari."Kjo video tregon respektin dhe konsideratën që ka FIFA për mua, klubin tim dhe vendin tim. Gjithcka është sqaruar tani. I uroj z.Blatterit shëndet dhe jetë të gjatë, me shpresën që do të vazhdojë të jetë dëshmitar i sukseseve të ekipeve dhe lojtarëve të tij të favorizuar", ka shkruar Ronaldo në Twitter dhe Facebook, krahas publikimit të videos në të cilën shfaqet Blatter duke bërë shaka në dëm të tij.Por ka reaguar menjëherë dhe presidenti i FIFA-s i cili u detyrua të bëjë një hap pas dhe t'i dërgojë një letër presidentit të Realit, Perez, ku veç sqarimit, kërkon edhe falje për komentet e tij në Universitetin e Oksfordit."U pyeta nga moderatori i takimit të jepja mendimin tim për Messin dhe Ronaldon. Pa asnjë dyshim, dua të bëj të qartë se për mua Cristiano është në të njëjtin nivel me Leon dhe të dy janë lojtarë të jashtëzakonshëm. Kurrë nuk e kam patur për qëllim të tregojë mungesë respekti ndaj Realit të Madridit, lojtarëve apo tifozëve të tij, jo vetëm sepse ky është një nga klubet themelues të FIFA-s, por sepse është një klub që e ndjek dhe e admiroj që në rininë time".