Diego Costa do të luajë për Spanjën

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa, ka refuzuar një ftesë nga Brazili dhe ka konfirmuar zyrtarisht se do të luajë për përfaqësuesen e Spanjës. 25-vjeçari ka qenë në qendër të një lufte mes La Roja dhe vendit të tij të lindjes (Brazil), ndërsa së fundmi ka marrë një ftesë nga trajneri i Selecaos, Luiz Felipe Scolari, për ndeshjet miqësore ndaj Hondurasit dhe Kilit. Pas spekulimeve disa muajshe, Costa, i cili në korrik ka marrë nënshtetësi spanjolle, ka konfirmuar dëshirën e tij për ta përfaqësuar kampionin e Evropës dhe botës.Ai raportohet se ka firmosur dokumentacionin që konfirmon dëshirën e tij për të luajtur për Përfaqësuesen e Spanjës, bën të ditur "Football Espana" të martën. Braziliani 25-vjeçar është duke u kërkuar si nga Përfaqësuesja e Brazilit ashtu edhe nga Spanja. Ai shtetësinë spanjolle ka marrë këtë verë, ndërsa me Brazilin ka luajtur vetëm në ndeshje miqësore. Sulmuesi i Atletico Madridit ka konfirmuar qëllimin e tij për të luajtur për kampionen në fuqi të botës dhe Evropës, Spanjën dhe ka marrë hapat e duhur duke firmosur dokumentacionin e duhur.Në një dalje zyrtare bëhet e ditur se sulmuesi në formë të shkëlqyer do të jetë në dispozicion të Spanjës që nga muaji nëntor. Diego Costa ka shënuar 11 gola në 10 ndeshjet e para në La Liga këtë edicion.