Ronaldo: Juve ka paguar për dëmet që ka shkaktuar
Fenomeni Ronaldo dje është rrëfyer në emisionin “Tika Taka” në Itali. Ai ka folur mbi gjithçka dhe për më tepër për rivalitetin e madh mes Interit dhe Juves""Juve-Inter në sezonin 1997-1998 ka bërë histori, por i tregoi botës se sistemi i korruptuar si i ai i Juves kanë paguar për veprimet e kryera. Disa kohë më vonë u zbulua gjithçka për gjithë të këqijat që janë bërë. Në këtë mes mbrojtësi Juliano nuk ka fare të bëjë. Moxhi? Ai e mori atë titull, por unë jam i sigurt se dhe ai ka paguar për atë që ka bërë. Futbolli duhet të jetë një sport i pastër"Kur u pyet për të tashmen e Interit dhe në lidhje me ish-pronarin Massimo Moratti, ish sulmuesi i Interit tha:"Morati është numri një. Kemi pasur marrëdhënie baba-bir. Ka qenë shumë i rëndësishëm për mua dhe ende është. Për fat të keq historia jonë nuk përfundoi aq bukur. Unë me Kuper në stol nuk mund të bëja përpara dhe ai zgjodhi Kuper"Në lidhje me pronarin e ri Erik Thohir ai citoi:"Sigurisht që nuk e njeh traditën e këtij klubi. Mendoj se është vetëm një afrim mes tij dhe familjes Morati, që në vite ka shpenzuar shumë para dhe normal që dëshiron dhe diçka si shpërblim. Shpresoj që të ketë investime të tjera të mëdha. Anjeli ka thënë se Inter do të fitoj skudeton e Xhakartonos? Inter është i madh, ndoshta më i madh se Juventusi. Është kjo ajo që Anjeli ka harruar ta thotë si shaka"Duke folur për Kupën Botërore 2014 në Brazil , fenomeni shton:"Shpresoj që të fitojë Brazili. Por ka edhe kombëtare të tjera shumë të forta. Favorite janë edhe Spanja me Gjermaninë. Nuk mendoj se Italia mund të arrijë në finale, por është një skuadër që të tremb.Dhe në fund lëshon një mendim dhe për Balotelin:"Ne jemi takuar ndonjëherë dhe kemi shkëmbyer mesazhe. Duhet ti lërë rromujat për jashtë fushës së lojës, sepse në fushë është një ndër talentet më të mëdha të futbollit të sotëm. Dhe mbi të gjitha duhet të mësohet me presionin që kanë gjithmonë lojtarët e mëdhenj. Njerëzit presin shumë prej tij"