Roma barazon Juven e Kapelos, merr fitoren e 9-të
Roma është e pandalshme. Verdhekuqtë dje kanë marr fitoren e 9-t në 9 takime duke mposhtur minimalisht 1-0 Udinezen. Me këtë fitore djemtë e Rudi Garsias kanë barazuar kështu rekordin prej 9 suksesesh në një fillim sezoni nga Juventus i Capello-s, në vitin 2006.Roma e kërkoi golin që në minutat e para, por nuk arritën të shënojnë edhe fal një organizimi të mirë të kundërshtarëve që dilnin herë pas here shumë të rrezikshëm në sulm. Në pjesën e dytë kryeqytetasit ishin të vendosur për të marr 3 pikë, po vendasit sërish u mbrojtën mirë. Një goditje e rëndë për skuadrën e Rudi Garsias vjen në minutën e 66-të ku Maikon merr kartonin e dytë dhe e lë skuadrën për pjesën e mbetur me 10 lojtarë. Por, mungesa e një lojtari në fushë, nuk e pengoi liderin e kampionatit italian që të kalonte në epërsi. Michael Bradley shënoi golin e fitores në minutën e 82-të duke ngritur pesh tifozët e Romës që tashmë kanë filluar të ëndërrojnë titullin. Pas nëntë javësh, Roma ka po aq fitore dhe numëron një shifra rekord prej 27 pikësh.Nga takimet tjera, Fiorentina ka bërë një tjetër përmbysje duke mposhtur Chievon në udhëtim me rezultat 2-1. Miqtë u gjendën në disavantazh pas golit të Bostjan Cesar (13'), por në fund të pjesës së parë Juan Cuadrado e barazoi rezultatin (45') dhe në të dytën i njëjti futbollist shënoi për epërsinë e Violas (64'). Fiorentina ka 18 pikë nga nëntë javët e para në Serie A dhe mban vendin e pestë në tabelë.Lazio ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në ndeshjen me Cagliarin 2-0. Shënuesit e golave ishin Klose (52'), Candreva (55'). Në këtë ndeshje varej edhe fati i Petkovic, në rast se nuk fitonte mund të shkarkohej. Kryeqytetasit nuk merrinin fitore që prej 5 ndeshjesh (4 barazime, një humbje), kjo kishte ndodhur në ndeshjen me Catanian më 25 shtator. Me këtë fitore Lazio ngjitet në vendin e shtatë me 14 pikë.