Chelsea i Mout mposht Cityn e Pellegrinit

Derbi i javës së 10 i Premier League Angleze, që u zhvillua ndërmjet Chelseat dhe Manchester Cityt i ka takuar skuadrës ekipit të Chelseat.Ishin të përzgjedhurit e Mourinhos që dolën të parët në epërsi nëpërmjet gjermanit Schurrle, i cili asistin dhe depërtimin e spanjollit Torre nuk e pati shumë të vështirë ta shndërrojë në gol. Por megjithatë Cittizens arritën të ktheheshin në lojë nëpërmjet sulmuesit argjentinasit Aguero, i cili në min. e 40 barazoi shifrat në 1 me 1 me një supergol.Edhe pse e diktoi më shumë lojën në pjesën e dytë lojtarët e përzgjedhur nga Pellegrini, nuk arritën të shënonin më dhe këtë më së miri e sfrytëzoi spanjolli Fernando Torres, i cili në min. e 90 shënoi gol duke i dhënë trepikët e radhës ekipit të tij, dhe duke u shndërruar në lojtarin kryesor në këtë ndeshje.Me këtë fitore Chelsea kalon në kuotën e 20 pikëve, vetëm dy më pakë se Arsenali kryesues, ndërsa City me këtë humbje ngelet në kuotëne 16 pikëve nga dhjetë javët e para në Premier League