Vettel, kampion i botës në Formula 1
Piloti i Red Bull, Sebastian Vettel, është shpallur për herë të katërt radhazi kampion i botës në Formula 1. Ai këtë e arriti me fitoren në garën për Çmimin e Madh të Indisë.Vettel hyri në garën e Indisë shumë i motivuar në pole pozicion.Nga xhiroja e parë, Vettel ishte favorit për të fituar dhe ai nuk e lëshoi vendin e parë deri në fund.Vlen të përmendet se nga gara në xhiron e 20-të ishte Mark Webber ai që u largua nga pista për shkak të një mosmarrëveshje me stafin e ekipit, duke lënë të vetmuar kolegun e tij Vettel.Sidoqoftë, me Fernando Alonson që ishte jashtë zonës së pikëve (në vendin e 11-të), edhe një dështim i Vettel do të garantonte trofeun e tij të katërt radhazi.Në vendin e dytë u radhit Nico Rosberg, kurse Grosjean kompletoi podiumin.Felipe Massa u radhit i katërti, kurse Lewis Hamilton në vendin e pestë.Me 322 pikë, Sebastian Vettel përfundon tre gara para kohe çështjen e titullit të kampionit, pasi Fernando Alonso i Ferrarit nuk ka më gjasa teorike që ta shkrijë avantazhin e madh të Vettel në krye të radhitjes së ngasësve më të mirë.Titullin e kampionit edhe për konstruktorë e siguroi Red Bull që ka mbi 100 pikë më shumë se sa Mercedesi dhe Ferrari që po luftojnë për vendin e dytë të renditjes së konstruktorëve.Është ky titulli i katërt radhazi për 26 vjeçarin gjerman, që tani mund të mendojë thyerjen e rekordit të bashkëkombasit të tij, Michael Schumaher, i cili ka 7 tituj të kampionit të botës në Formula 1