Chelsea-City, formacionet e mundshme
Sot në ora 17.00 të gjithë të apasionuarit e futbollit mund të shijojnë një prej sfidave më interesante të Premier League, Chelsea-Manchester City. Dy ekipet angleze kanë qënë ndër më aktivët në merkato duke afruar emra të njohur dhe të shtrenjtë të futbollit, por kur jemi në javën e 9 të kampionatit asnjë prej tyre nuk është në krye.Blutë e Londrës ndodhen në vend të tretë me 17 pikë dhe do kërkojnë fitoren sot në mënyrë që mos të lejojë Arsenal dhe Liverpool të shkëputen në krye të tabelës, ndërsa skuadra e Pellegrinit ka një pikë më pak dhe e sheh këtë sfidë si një mundësi të artë për t'iu afruar kreut dhe për të vendosur objektivat sezonalë.FORMACIONET E MUNDSHME:Chelsea: P.Cech; B.Ivanoviç; J.Terry; G.Cahill; R.Bertrand; Ramires; F.Lampard; J.Mata; Oscar; E.Hazard; F.Torres. Tr: Jose MourinhoMan City: J.Hart; P.Zabaleta; M.Nastasiç; J.Lescott; A.Kolarov; Y.Toure; Fernandinho; J.Navas; D.Silva; S.Aguero; A.Negredo. Tr: Manuel Pellegrini