Racizmi, protesta e ultrasve të Inter
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2013, 09:48
Protestë e ultrasve të Inter në "Giuseppe Meazza" kundër normave mbi racizmin dhe diskriminimin territorial.Pas minutave të para të kaluara në qetësi Curva Nord ka ekspozuar një banderolë ku shkruhej: "Por tani do ju bëjmë të shihni se sa qesharakë jeni me këtë farsën e diskriminimit territorial".Ultrasit ishin të ndarë në dy pjesë: një pjesë që mbante në duar banderolën "Kjo bëhet", duke kënduar kore kundër Milanos, dhe të tjerët që mbanin në duar "Kjo nuk bëhet" dhe që këndonin kore kundër Napolit dhe napolitanëve.