Tjetër blerje e Milan, vjen Ghoulam
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2013, 09:38
Milan është vetëm një hap larg blerjes së mbrojtësit të Saint-Etienne, Faouzi Ghoulam.Lajmi bëhet i ditur nga revista franceze "L'Equipe". Pra, pas afrimit të Keisuke Honda dhe Adil Rami, kuqezinjtë bëjnë hapa të tjerë përpara për përforcimin e skuadrës gjatë merkatos së janarit.Ghoulam, 22 vjeç, që nga fillesat e karrierës së tij ka qënë pjesë e "Les Verts", duke koleksionuar deri tani 76 prezenca dhe 1 gol në të gjitha kompeticionet.Sot në mbrëmje, ora 21.00, Saint Etienne do të presë në shtëpi PSG-në e Ibrahimoviç dhe Cavanit.