Spanjë: Java 10-të në La Liga
Mbrëmë është hapur java e 10-të e La Ligës me ndeshjen Rayo Vallecano-Valladoid, e cila përfundoi 0-3 për miqtë. Dje është aktivizuar dhe lojtari i përfaqësueses shqiptare Valdet Rama, i cili u aktivizua për 90 minuta të plota.Sonte do të luhen katër sfida të tjera, ku në sy bie superndeshja e "El Classicos" Barcelona - Real Madrid. Ekipi katalanas është vetëm 3 pikë larg madrilenëve, të cilët do të kërkojnë fitoren për ti barazuar në renditje.Ndeshjet e tjera janë: Malaga-Celta Vigo, Elche-Granada dhe në mbrëmje do të mbyllet me Levante - Espanjol.Ndërsa ditën e nesërme të tjera sfida priten të luhen. Më interesante është ajo e Atletiko Madrid-Real Betis. Ekipi i Simeones, pas humbjes që pësoi me Espanjoli do të kërkojë tre pikët ndaj ekipit modest të Betis.Trajneri kërkon fitoren duke parë se sonte do të luhet El Classico dhe mund të përfitojë nga hapi fals i Barcelonës. Një nga ndeshjet e tjera interesante është dhe ajo e Villareal - Valencia, ku të dyja ekipet do luftojnë për një vend në Champions.Sfidat e tjera janë Sevilla - Osasuna, Real sociedad - Almeria dhe Getafe - Atletiko Bilbao e cila do të mbylli dhe javën e 10-të mbrëmjen e së hënës.