Tata: Nuk ia kemi frikën Realit
Trajneri i Barcelonës, Gerardo 'Tata' Martino, ka deklaruar se ai nuk i frikësohet aspak lojës agresive të Real Madridit. Kjo do të jetë edhe përballja e Tata Martinos në "El Clasico"."Është hera e parë që do të jem pjesë e një ndeshje kaq të madhe në Evropë. Në këtë aspekt, Ancelotti ka më shumë përvojë. Unë jam në një klub por ndonjëherë ndihem thua se po e stërvis një kombëtare, për shkak të cilësisë së lojtarëve dhe kohës së shkurtër që po përgatitemi për ndeshjet".I pyetur në lidhje me agresivitetin e kundërshtarit ai u shpreh i sigurt për lojën e ekipit të tij."A kam frikë nga loja e ashpër e Realit? Jo, secili ekip luan sipas mundësive dhe ekziston një gjyqtar që duhet të bëjë vlerësime. Me Paraguain, unë u përballa tri herë me Lionel Messin dhe ne asnjëherë nuk kemi mundur ta ndalim atë. Varet nëse ai është në ditën e tij më të mirë".I pyetur në lidhje me formacionin, Tata u përgjigj në këtë mënyrë:"Formacionin për Real Madridin e kam gati që para lojës kudnër Real Madridit. Do të ndryshoja diçka në rast të ndonjë lëndimi. Iniesta, Cesc dhe Xavi janë të gjithë të mirë dhe luajnë mirë në secilin pozicion. Unë gjithmonë bëj padrejtësi kur lë ndonjë lojtar në pankinën".Në fund ai u shpreh se "El Clasicco" ndiqet në të gjithë botën dhe se nuk ka asnjë favorit në këtë përballje.