Klopp kërkon hakmarrjen me Shalken
Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klop, pas suksesit në Londër ndaj Arsenalit, ka përgatitur arsenalin e armëve për të marrë hak edhe ndaj Shalkes në kampionat. Gjatë një interviste për mediat gjermane, kreu i pankinës së Borusias ka përshëndetur kandidimin zyrtar të Gjermanisë për Botërorin 2024, si dhe ka folur me tone të larta për derbin në "Veltins-Arena" .Schalke e mposhti Dortmundin dy herë sezonin e kaluar për ta lënë këtë të fundit prapa në luftën për titull ndaj Bayern MYnihut dhe Klopp është shumë i disponuar për t'u hakmarrë."Rëndësia dhe vëmendja ndaj një ndeshjeje derbi nuk bie kurrë. Kjo është hija që ata na kanë vënë nga sezoni i kaluar. Kur luani këtu, e dini se keni 32 ndeshje dhe dy derbi. Këto janë ndeshjet më të veçanta të sezonit. Këto ndeshje kurrë nuk e humbin cilësinë. Ne duhet të punojmë shumë për të marrë një rezultat pozitiv. Sulmi i tyre është shumë i motivuar. Erdhi momenti që Dortmundi im t'ua kthejë reston" - është shpreur trajneri i Dortmundit.Dortmundi do të zbresë në Veltins Arena me avantazhin e tetë pikëve më shumë se Shalke, por edhe me moralin e lartë pas suksesit 2-1 ndaj Arsenalit në Champions Ligë. Ndërsa formacioni i Jens Keller vjen pas disfatës së thellë në shtëpi 3-0 me Çelsin.