Seria A, luhet java e 9

Ky sezon në Serinë A duket i mbushur me shumë rivalitet dhe surpriza. Këtë fundjavë do të luhet java e 9-t në Serinë A. Roma kryesuese do të ketë një duel aspak të lehtë ndaj Udinezes, një skuadër që është e frikshme në vijën e parë të sulmit. Di Natale dhe Muriel do të mudohen të thyejnë për herë të parë verdhekuqtë.Nga ana tjetër Roma për herë të parë në këtë sezon do të luajë pa kapitenin Totti dhe Zhervinjon. Synimi për të arritur 9 fitore është një motivim më shumë. Napoli dhe Juventusi e vendit të dytë do të tentojnë të marrin 3 pikët e radhës pasi në letër kanë duele jo shumë të vështira ndaj Torinos dhe Xhenoas.Të kaltrit do të luajnë në San Paolo dhe nuk duan që të bëjnë një tjetër surprizë. Edhe bardhezinjt duan një sukses të menjëhershëm pas dy humbjeve radhazi ndaj Fiorentinës dhe Realit në mesjavë. Gjendja në kampion e Antonio Kontes nuk është e qetë, gjithsesi skuadra gjithmonë ka treguar se di shumë mirë të ringrihet.Interi i Maxarrit do të kërkojë reagimin e menjehershëm pas barazimit 3-3 ndaj Torinos. Zikaltrit kanë humbur shumë terren nga vendi i pare, plot 9 pikë larg dhe një tjetër gabim do të thoshte shumë.Ndërkaq Hellas Verona është padyshim surpriza më e madhe e këtij sezoni. Me Luka Tonin në vijën e parë të sulmit kjo skuadër është në vendin e katërt dhe ka 1 pikë më shumë se Inter. Lacio e Lorik Canës do të mbyllë javën e 9-t në një përballje aspak të lehtë ndaj Kaljerit. Nga minuta e parë do të jetë dhe Lorik Cana.