Murinjo ironizon Balotelin dhe "El Clasico"

"Mario Baloteli është një djalë fantastik dhe ideja ime është që tutori që do ti vendosin duke qëndruar me të mund të zbavitet pa masë. Nuk e di saktësisht kush do të jetë detyra e tij, por me siguri me një djalë të ri të çmendur dhe plot me aventura siç është ai nuk do të mërzitet kurrë".Këto kanë qënë fjalët e Jose Mourinho, një njeri që e njeh shumë mirë sulmuesin kuqezi për faktin se e ka pasur në dispozicion të tij në periudhën e tripletës me Interin. Trajneri aktual i Chelsea ka bërë një shaka të tillë në lidhje me personin që i kanë vendosur Balotelit shoqëria kuqezi. Në prag të ndeshjes së madhe me Manchester City, Special One është shfaqur shumë ironik edhe ndaj Ferguson:"Të gjithë flasin për librin e tij. Çdo ditë del nga një histori. Nëse vazhdon kështu, asnjë njeri nuk do ta blej më. Ma jepni ta lexoj përpara se të bëj komente".Më pas lëshon disa fjalë për kundërshtarin e rradhës së Chelseat, Manchester City-n."Manchester City është një skuadër e madhe, por është herët për të folur për një sfidë decizive. Premier League është e hapur, lufta është e gjatë, cdo javë ka një skuadër që humbet pikë dhe duhet përfituar prej kësaj".Në Spanjë sot është super Clasico Barcelona-Real Madrid:"Nuk them asgjë në lidhje me ndeshjen sepse kam ndërmend të shijoj një prag ndeshje të qetë. Të shtunën dua të shkoj të flej i qetë. Bëj tifo për Realin, normalisht, por nuk shtoj asgjë tjetër".