Mazzarri: Shohim përpara, me Thohir jam takuar
Tekniku i Interit ka dalë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Hellas Verona. Ai nuk e quan si gjendje të jashtëzakonshme marrjen e dy pikëve në 3 ndeshjet e fundit."Une shikoj paraqitjet, si luan skuadra. Rendesi ka çfare ben nje skuader gjate gjithe vitit. Kunder Torinos mund te ishte nje ndeshje e paharrueshme, shohim çfare ndodh kur nje skuader luan me 10 lojtare per 86 minuta. Une i kam komplimentuar djemte, pastaj rezultatet e dini si kane dale. Ne javen e tete, nje skuader vleresohet per menyren si luan dhe per parametra te tjere, qe shkojne pertej rezultatit".Ne tre ndeshjet e fundit, golat e pesuar jane rritur, fakt ky që duket se lidhet me mungesen e Campagnaros."Me Romen ka qene nje ndeshje jonormale, me Cagliarin kemi dominuar dhe kuqeblute kane gjuajtur vetem njehere porten; gjuajtjen e barazimit e keni pare te gjithe. Keto gjera mund te shpetojne, por ne futboll ndodhin edhe gjera te tilla. Por duhet te shohim si ka luajtur Interi ne Trieste dhe ne Torino me 10 lojtare. Personat nga jashte duhet te vleresojne se si e transmetoj kulturen e punes dhe Thohir e ka kuptuar kete duke ndjekur Interin".I pyetur nëse e ka takuar Thohirin, ai u përgjigj:"Çeshtjet e shoqerise i mbaj per vete. Sigurisht kam patur kontakt me Thohir, për pjesen tjeter nuk them asgje."Interi, sipas tij duhet te jete me cinike dhe e kujdesshme ne mbrojtje. Ai po punon mbi keto aspekte, mbi te gjitha mentale."Duhet te rigjejme ate pak kujdes per detajet ne fazen mbrojtese. Duke luajtur mire, duke i vendosur poshte kundershtaret, ekzaltohemi dhe nuk kjo eshte shume mire. Me Romen, golat kane lindur nga kundersulmet, neser kemi perpara nje nga skuadrat me te frikshme, dhe do mundohemi te jemi te kujdesshem dhe mos nenvleresojme asgje".