Ançeloti: Nuk e kemi frikë Barcelonën

Ëndrra e Ancelotit është bërë realitet. Sot, për herë të parë në karrierë, trajneri italian do të ulet në pankinën e Real Madrid për ta drejtuar në 'El Clasico', ndeshje që do të shikojë madrilenët përballë Barcelonës së Tata Martinos.Ish-trajneri kuqezi, në komunikimin me mediat, duket se nuk i ka frikë aspak kundërshtarët katalanas duke siguruar:"E kam parë këtë ndeshje gjithmonë nga televizioni, këtë vit mund ta shikoj falas dhe nga shumë pranë. Nuk e di se kush është skuadra favorite. Të gjithë mendojnë se është Barcelona, për ne është mirë kështu. Por jemi gati. Besoj se është një moment i mirë për ta luajtur".Më tej Ançeloti nënvizon:"Lojtarët e mi e njohin shumë mirë skuadrën kundërshtare, kështu që nuk duhet të flas me ta. Nuk është e vështirë për një trajner të përgatisë një ndeshje si kjo, motivacionet janë të larta. Jemi gati për të shkuar në Barcelonë dhe për të treguar cilësitë tona".Trajneri italian përjashton një taktikë pritëse, duke shpjeguar:"Nuk mund të shkosh në Barcelonë dhe të luash duke pritur. Do të bëjmë lojën tonë. Kundërsulmi? Është një armë më shumë. Nëse do të kemi mundësi do të përpiqemi ti shfrytëzojmë".Në fund e mbyll duke saktësuar një detaj:"Nuk kemi përgatitur asnjë plan special, asnjë gardh për Neymar. Nëse do të ishte kështu duhet ta bënim edhe për Mesin, Iniestan dhe Sanches. Duhet të mbrojmë dhe të sulmojmë duke ndjekur karakteristikat tona" .