Rodgers sulmon Fergusonin
Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, ka sulmuar ashpër legjendën e Manchester United, Sir Alex Ferguson, duke thënë se atij i mungojnë vlerat e vjetra dhe etika. Fjalët e teknikut të Liverpoolit vijnë pas publikimit të autobiografisë së publikuar nga Sir Alex Ferguson, qëka ngritur një sërë reagimesh. Ferguson në këtë libër flet për konfliktet që i ka pasur me Roy Keane dhe David Beckham, të parin të cilin e quajti jobesnik dhe duke u penduar pse e goditi në kokë me këpucë këtë të fundit."Të gjithë që janë të përfshirë në futboll, e dinë se pa marrë parasysh se çfarë ndodh prapa dhomave të zhveshjes, është diçka që nuk duhet të dëgjohet. Kjo është dicka e rëndësishme. Të gjitha duan të komunikojnë lirshëm me trajnern e tyre pa patur frikën se do të përsëristen gjëra të tilla. Por me kalimin e kohës dhe me zbulimin e teknologjive, kjo u bë e vështirë"- tha Roxhers.Më pas ai foli për vlerat e këtij sporti magjik."Të gjithë ata qeë e ndjekin këtë sport duan të dinë vlerat e vjetra morale dhe etike për gjithcka, dhe kjo gjë duhet të qëndroj Brenda nesh dhe Brenda disa dyerve sepse më pas vazhdon dicka tjetër"- tha Rodgers për talkSport i pyetur për autobiografinë e Sir Alex.